Ekonomia Online
FUNDIT

“Kurti është me fat që s’e ka ‘Kurtin’ në opozitë, por Krasniqin dhe Abdixhikun”

“Kurti është me fat që s’e ka ‘Kurtin’ në opozitë, por Krasniqin dhe Abdixhikun”

Analisti politik, Fitim Salihu, ka komentuar takimin e sotëm n ëmes të kryeministrit Albin Kurti dhe dy liderëve të opozitës, Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut. Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Salihu ka thënë se kryeministri është me fat që e ka në opozitë Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun, dhe jo Albin […]

Analisti politik, Fitim Salihu, ka komentuar takimin e sotëm n ëmes të kryeministrit Albin Kurti dhe dy liderëve të opozitës, Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Salihu ka thënë se kryeministri është me fat që e ka në opozitë Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun, dhe jo Albin Kurtin.

“Albin Kurti është me fat që nuk e ka në opozitë Albin Kurtin, por Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun. Dy liderët opozitarë sot pranuan ftesën e Kurtit për takim. Po ashtu, PDK-ja e LDK-ja, duke e prioritizuar interesin shtetëror dhe sigurinë nacionale, e përkrahën aksionin policor në veri. As e interpretuan si potez elektoral, as e njollosën si protagonizëm personal dhe as e kritikuan për dështim në largimin e barrikadave, siç bënte LV-ja më 2011 – hiç më larg se tri ditë pas aksionit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme