Kurti falënderon qytetarët për kursim të energjisë: Janari e shkurti janë muaj kritik, të kemi kujdes

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 16:49 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Kurti me këtë rast ka folur për fondet e ndara nga Qeveria sa i përket kursimit të energjisë, duke falënderuar qytetarët që kanë kursyer rrymën. Ai tha se veç në tetor kanë subvencionuar 202 mijë familje në faturat e tyre të energjisë.

Kreu i Qeverisë pohoi se edhe përkundër kursimit muajt janar e shkurt janë kritik për shkak të uljes së temperaturave e rritjes së çmimit të energjisë, prandaj edhe duhet të kohet kujdes.

“Me subvencionim shtesë kemi subvencionuar 202 mijë familje në muajin tetor. Kemi bërë shpërblim për ata që kursejnë. Me subvencionimin e pajisjeve për ngrohje. Kemi ndihmuar 7 400 familje, duke shpenzuar 60 deri në 80% më pak energji”.

“Është rritur numri i atyre që kursejnë përveç i atyre që kursejnë. Ne kemi bërë shpërblim për ata që kursejnë dhe shpërblimi ka vlerën e dyfishit të kursimit andaj edhe kemi pa numër raste të zvogëlimit të faturave.  Kemi ulje të shfrytëzimit të energjisë. Kemi kursim të energjisë 8% krahasuar me vitin e kaluar, posaçërisht amvisëritë me 15% në nëntor. Ky kursim na ka kursyer dhjetëra euro miliona të shtetit dhe ka kontribuar që të kemi furnizim me energji elektrike përkundër krizës. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për vetëdijen e lartë të treguar në përballje me këtë krizë”.

Kurti iu tërhoqi vërejtjen bizneseve që s’kursyen.

“Secilin e secilës rej jush, ju lus të vazhdoni ta intensifikoni kursimin e energjisë gjatë muajve në vijim. Ndërsa te komunat e bizneset tek te cilët fatkeqësisht s’kemi parë një nivel të tillë kursimi, i lusim që të shtojnë përpjekjet në këtë drejtim. Në të kundërtën subvencionimi nga buxheti i shtetit me paratë e taksapaguesve për bizneset e komunave nuk mund të bëhet në të ardhmen”.

Të ngjashme