Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti, shprehu ngushëllimet me rastin endraje snga jeta të publicistit të shquar shqiptar Artuj Zheji. Ai tha se fjala e Zhejit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen. Postimi i plotë: Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. […]
Kurti: Fjala e Artur Zhejit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti, shprehu ngushëllimet me rastin endraje snga jeta të publicistit të shquar shqiptar Artuj Zheji.
Ai tha se fjala e Zhejit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.
Postimi i plotë:
Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.
I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.
Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri.
Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!

















