Kurti i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por nuk dëshiron të dorëhiqet – fton opozitën ta rrëzojnë

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, është e gatshme për zgjedhje. Por ai e ka ftuar opozitën se nëse nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai.

“A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj?”, është pyetur Kurti në këtë intervistë.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, tha ai.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti.

“Shkojmë në zgjedhje kur të dëshirojë opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai.

“Gjithmonë gati për zgjedhje”.

Të ngjashme