Kurti: Kënaqësi që në radhët tona po afrohen të rinj të spikatur

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se partisë së tij i është shtuar edhe një personalitet.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut, Kurti tregoi se i riu, Gazmend Gjyshinca, i është bashkuar radhës së tyre dhe se ndjen krenari e kënaqësi që po i afrohen të rinj të spikatur.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gazmendi ynë

Gazmend Gjyshinca nga dje është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai është duke përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll. Gjithashtu, Gazmendi në qershor të këtij viti është pranuar në një program akademik në Zvicër, programi quhet Caux Scholars Program dhe drejtimi që po e ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Gazmendi flet tri gjuhë të huaja: anglisht, turqisht dhe frëngjisht.

Në të kaluarën Gazmendi ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e kalasë së Vushtrrisë, dhe, ka qenë anëtar i shoqatës ndërkombëtare të studentëve të shkencave politike.

Gazi i 2017 e i 2019 dallojnë. Të dy për kohën e tyre janë të domosdoshëm. Por, ky nuk është vetëm gazi, ky është gazmend. Krenari e kënaqësi që në radhët tona po afrohen të rinj të spikatur, të urtë e punëtorë. Kemi shumë punë përpara. Do dalim edhe fitues edhe faqebardhë! Dija e vullneti i Gazmendit përveç që janë garancë, janë edhe kushtrim për bashkim. Të rinjtë po mblidhen të përbashkuar, për një qëllim: Qeveri pa korrupsion e krim dhe me vizion për zhvillim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme