Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti kërkon hetim të ri të pavarur dhe profesional për ta ndriçuar rastin e vdekjes së Astrit Deharit, raporton EkonomiaOnline. Kurti përmes një statusi në Facebook, thotë se raporti i ekspertëve zviceranë ka konstatuar përfshirjen e personit të tretë në rast, andaj sipas tij duhet hetim i ri. […]
Kurti kërkon hetim të pavarur për rastin Dehari, thotë se drejtësia s’ka alternativë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti kërkon hetim të ri të pavarur dhe profesional për ta ndriçuar rastin e vdekjes së Astrit Deharit, raporton EkonomiaOnline.
Kurti përmes një statusi në Facebook, thotë se raporti i ekspertëve zviceranë ka konstatuar përfshirjen e personit të tretë në rast, andaj sipas tij duhet hetim i ri.
Kurti thotë se drejtësia për Astritin nuk ka alternativë
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit. Raporti i tyre është shkencor dhe i hollësishëm për nga metoda dhe të gjeturat. Ata kanë konstatuar përfshirjen e personi/ave të tretë.
Nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar plotësisht këtë krim. Jo vetëm mbi faktet e provat materiale. Sepse, duhen hetuar e shqyrtuar rrethanat fizike dhe të tjera të krimit, si dhe procesi i deritanishëm hetues. Sepse, duhen hetuar njerëzit përgjegjës, çka kanë bërë, si e kanë bërë dhe çka nuk kanë bërë.
Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës.

















