Kurti kërkon që zgjedhjet nacionale në Kosovë të mbahen në të njëjtën kohë me ato në Podujevë

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo kërkesë e Kurtit vjen du muaj pasi që Kuvendi përmes mocionit të mosbesimit e rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga ai,

Kurti ka thënë se ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

“Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona. Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja”, tha ai.

Sipas Kurti, zgjedhjet tashmë po mbahen anembanë Evropës.

“Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme