Kurti: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompaninë “Solution 25”, me c rast tha se Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut.

Sipas tij në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021.Deri tani ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë në fushën e TIK-ut, të parët në Evropën në Zhvillim për numrin e studentëve në TIK për 100 mijë banorë, kurse të dytët në Evropën në Zhvillim për infrastrukturën teknologjike. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021. Prandaj, do të jemi afër ndërmarrësve e punëtorëve si Besari e Besniku dhe Solution25. Përveçqë na bëjnë krenarë, ata kontribuojnë në ekonomi e mirëqenie për të gjithë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme