Kurti: Kosova po shënon suksese në sport, do të jemi krah tyre

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeminstri Albin Kurti ka hapur mbledhjen e Qeverisë me fjalimin për Bienalja Nomade “Manifesta”, e cila do të përfundojë për pak dite, duke shtuar se me këtë ngjarje Kosova ka treguar për potencialin që ka, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se Kosova është shtet i xhudos dhe se sukseset e Kosovës në sporte nuk po ndalen.

“Me organizim e manifest dëshmuam potencialin që ka vendi ynë. Për 100 ditë qytetarët shijuan program artistik dhe pati ndikim për promovimin në botë. Transformimi i Hapësirave publike janë disa nga efektet pozitive që ka sjellë manifest”.

“Në këto pak ditë deri tek mbyllja e bienales ti vizitoni intervenimet artistike 25 sosh. Në qeveria miratuam programin 12 milionë euro. Kosova shtet i xhudos. Suksese dhe histori u shënuan edhe nga Ballkani. Suksese po shënohen edhe në sporte elektronike. Jemi përgjegjës dhe  të përgjegjshëm dhe interesi është të jemi krah tyre”, tha ai.

Të ngjashme