Kurti lavdohet me “Master për Energjetikë”, Bajrami ia zhvesh meritat: Pse s’po folë për skandalet në këtë sektor?

Prishtinë | 24 Maj 2025 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj një postimi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili shpërndau një njoftim të ish-ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, rreth akreditimit të programit Master në Energjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Bajrami i kujtoi Kurtit dhe Nagavcit se nuk kanë asnjë meritë në këtë drejtim: “As ti as Nagavci asnjë meritë aty nuk e keni. Këtë e them me përgjegjësi të plotë se jam pjesë e stafit adademik në Universitetin e Prishtinës prej vitit 2004, disa herë kam marrë pjesë në akreditim të programeve të reja dhe të atyre ekzistuese.”

Në vend të marrjes së meritave pa asnjë kontribut, Bajrami i kërkoi Kurtit të fokusohet në gjendjen e sektorit të energjisë: “Por, meqë qenka program për energjetikë, pse s’po folë për skandalet në këtë sektor Albin?Ti je përgjegjës për gjendje dhe skandalet në sektorin e energjisë, sepse ish ministrja e ekonomisë, njerëzit që i keni qu në ZRRE dhe në KOSTT kanë leju dhe kanë ndihmu të lulëzoj mafia e energjetike.

Kur ju keni folë për Damir Fazlliqin e Vuk Hamoviqin, për besë ne tjerët as idenë se kemi pasë kush janë ata.

Merre lexoji të dhënat e publikuara te buletini ekonomik dhe përgjigju1.11 Euro është ble shërbimi i transportit për një MËh e na është shitë neve 798.32 Euro. Njëra prej kompanive përfituese ishte ETF sipas teje është e këtij Vuk Hamoviqit, ajo tjetra NOA me dy punëtor që ka hy në treg për herët të parë në qeverisjen tënde dhe sot është kompania e 8 për nga qarkullimi në Kosova, mos harroj i ka dy punëtorë.

Të varfër apo të vjedhur?

Të ngjashme