Kurti: Lirimi i masave varet drejtpërsëdrejti nga niveli i vaksinimit të qytetarëve

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 14:41 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas donacionit të mbi 500 mijë vaksinave Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falënderuar ShBA-në për donacionin, raporton Ekonomia Online.

“Më lejoni që në emër të qeverisë të falënderoj ShBA-në dhe iniciativën COVAX për dhurimin e vaksinave. Për këtë jemi përjetësisht mirënjohës”, tha ai.

Nga aty, shefi i Qeverisë foli për mundësinë e lirimit të masave. Tha se kjo gjë do të varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve .

“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domodosshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë”.

“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domodosshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë. Pesë deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë imuniteti bie në 10%. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë”

Ai ka thënë se lirimi i mëtejshëm i masave varet direkt nga rritja e nivelit të vaksinimit.

“Lirimi i mëtejshëm i masave varet drejtpërsërdrejti nga niveli i vaksinimit në vend. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat sidomos në aspektin ekonomik. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike. irëpo, në mënyrë që të kemi mundësi që të ndjekim shembullin e vendeve të tjera që janë duke larguar masat e tyre kufizuese, ne duhet më së pari që të arrijmë nivelin e tyre të vaksinimit në raport me popullsinë”, tha ai.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se SHBA-ja është donatorja më e madhe në Kosovë, pasi deri më tani ka dhuruar mbi 1 milion doza të vaksinës. Ai tha se Uashingtoni po ashtu ka mbështetur Kosovën me pajisje mjekësore gjatë pandemisë.

“Me donacionin e ri të SHBA-së, do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 30 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës me të dyja dozat. SHBA-ja vazhdon të jetë e gatshme dhe e përkushtuar për të punuar me Qeverinë e Kosovës në luftën kundër COVID-19. Që të gjithë jemi së bashku në këtë luftë, ne jemi partneri juaj”, tha ambasadori Hovenier.

LEXO EDHE:

Të ngjashme