Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’është për targat, është një arritje e madhe

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se e arritën qëllimin me marrëveshjen e arritur të mërkurën me Serbinë. Kurti tha se ajo “nuk është marrëveshje për targat”.

Kurti tha se qëllimi ishte që propozimi franko-gjerman të bëhet çështje e bisedimeve.

“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakordimi i cili shtetit tonë ia bashkangjet edhe një raport normal e europian me Serbinë, me fqinjin tonë verior”, tha Kurti në seancën e sotme të Kuvendit.

Shefi i Qeverisë tha se “kjo është një arritje e madhe”, ndërsa shprehu besimin për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i zgjidhë problemet fundamentale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj që kjo është një arritje e madhe sepse për herë të parë propcesi i dialogut hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme, që do të jetë ligjërisht e obligueshme e që do t’i zgjidhë problemet fundamentale nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare”.

Të ngjashme