Kurti më 2019: Shko në Hagë Hashim, shko në kurthin që vetë ia ngrite UÇK-së

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Dje u bë e ditur se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Për këtë u pyet edhe kundërshtari më i ashpër politik i Thaçit, Albin Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes tha se “këto janë pasojat e reja të një problemi të moçëm”.

Por, pak më shumë se një vit më parë, saktësisht në janar të vitit 2019, Kurti kishte shkruar një status të gjatë në Facebook, ku i kërkonte Hashim Thaçit që të shkonte në Hagë.

Madje titulli i shkrimit ishte “shko Hashim”.

“Arritjet dhe sukseset që Kosova i ka pasur falë sakrificave të popullit tonë e të UÇK-së, por edhe falë ndihmës së miqve ndërkombëtarë, u përpoqe t’ia përshkruash vetvetes. Por, kur erdhi puna për të mbajtur përgjegjësi, e mohove UÇK-në, e le në baltë popullin, dhe i tradhtove ata që e mbështetën tradicionalisht Kosovën në arenën ndërkombëtare”, shkruante Kurti.

“Prandaj, ka ardhur momenti që ti të shkosh, atje ku po të thërrasin, në kurthin që vetë ia ngrite ushtrisë çlirimtare, duke ua përdredhur duart deputetëve të partisë tënde e duke na shkelur të gjithëve më 3 gusht 2015. Shko Hashim”.

Shko Hashim Arritjet dhe sukseset që Kosova i ka pasur falë sakrificave të popullit tonë e të UÇK-së, por edhe falë…

Gepostet von Albin Kurti am Mittwoch, 9. Januar 2019

Të ngjashme