Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti me ministra sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

Kurti me ministra sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Homazhet do të nisin nga ora 11:30. Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan. Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Homazhet do të nisin nga ora 11:30.

Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.

Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj

Të ngjashme