Kurti merr pjesë në panelin diskutues të organizuar nga “The Economist”

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Bëhet e ditur se në fjalën e tij, ai theksoi se “Momenti aktual, kërkon mbështetje të palëkundur për demokracinë dhe mbrojtësit e saj. Ne duhet të bashkohemi, si forca që kundërshton elementet destabilizuese që përbëjnë një kërcënim të madh për demokracinë”.

Nga zyra e kryeministrit po ashtu theksojnë se pasi prezantoi dhe realitetin në Kosovë e sukseset e vendit tonë, Kurti shtoi se “Demokracia është një realitet konkret për ne, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin”.

Të ngjashme