“Kurti mori dritën e gjelbër nga ndërkombëtarët për aksionin në veri”

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i të ashtuquajturit komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë  miratimin e ndërkombëtarëve për  aksionin në veri.

Sipas Drecun, Kurti pak para vendimit, ka kontaktuar dhe informuar disa nga shtetet përendimore për aksionin që do të ndërmerrej.

Drecun tutje ka thënë se situata në veri nuk ka ndryshuar.

“Nga njëra anë, forcat speciale me tuba të gjatë parandalojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, dhe nga ana tjetër, një protestë legjitime, demokratike e popullit serb, një protestë paqësore”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme