Kurti në Ditën Ndërkombëtare të turqve: Shumë fermerë turq po kontribuojnë në bereqetin e sofrave tona

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë është organizuar tryezë e rrumbullakët në Qeverinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, falënderoi komunitetin turk, pasi sipas tij, ata po ndikojnë në zhvillimin e shtetit.

Madje sipas tij, shumë fermerë turq po kontribuojnë në bereqetin e sofrave tona.

“ Gjatë ditëve të fundit kemi festuar jo vetëm festën e Fitër Bajramit, por edhe 23 Prillin, Ditën e Turqve. Ishte kënaqësi të jem në Prizren të shtunën në mesin e komunitetit turk, por edhe që sot po e shënon këtë ditë këtu së bashku. Në një ambient si ky, në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk jemi thjeshtë vetëm për të marrë vendime, por edhe të shkëmbejmë idetë për prioritetet e komunitetit dhe për bashkëpunimin tonë në adresimin e tyre, duke iu dëgjuar juve”.

“Vitin e kaluar Qeveria jonë ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste shkollore cilësore në gjuhën turke. Strategjia jonë e arsimit për vitet 2022-2026 përfshin subvencionet e vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve e materialeve e mësimore në gjuhën turke. Po ashtu, planifikojmë të organizojmë aktivitete për mësimin e gjuhës shqipe për komunitetet që kanë gjuhë të tjera, si turqishten për shembull gjuhë amtare”.

“Në të njëjtën kohë kemi shumë fermerë turq, të cilët kontribuojnë në bereqetin e sofrave tona, por edhe në eksport të prodhimeve bujqësore. Megjithëkëtë, ne e dimë se komuniteti ka nevojë për mbështetjen e Qeverisë, andaj më vjen mirë që në javën e kaluar e kemi paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milionë eurove për komunitetet joshumicë në Kosovë”, tha ai.

Zëvendëskryeministrja Emilija Redxhepi, tha se komuniteti turk në Kosovë gëzon shumë të drejta të cilat i garantohen me Kushtetutën e Kosovës.

“Shprehi falënderimi e madh për pranim e juaja kjo fletë se jemi së bashku duke respektuar njëri-tjetrin, ne jemi të ngjashëm. Kosova është shtet multi-etnik, si shumica e juve edhe unë vij nga Prizreni qyteti i cili jetojnë komunitete turk në Kosovës edhe ju si komunitete e tjera gëzoni të drejtat e juaja në bazë të Kushtetutës. Keni gjuhën e juaja në shkolla”.

“Premtoj që do të punoj për avancimin e popullit turk dhe komuniteteve të tjetra. Jemi të vetëdijshëm që ka hapësirë për avancimin e komunitetit turk dhe komuniteteve të tjera. Shpreh falënderimi dhe kontributin e juaj që keni bërë për shtetin e Kosovës. Qeveri e Kosovës ju shpreh falënderimin”, tha ajo.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se të gjitha komunitete në vend janë të përfaqësuar në institucione.

Sipas tij, dy vitet e fundit Qeveria e Kosovës ka punuar në ngritjen e mirëqenies së komuniteteve, raporton EO.

“Të gjithë komunitete marrin pjesë në kabinetin qeveritar. Edhe në zyrën për komunitete dhe nga buxheti që sigurohet për komunitete më herët ka qenë një padrejtësi dhe shpresojmë që kjo të mos ndodh”.

“Tani në mbështetja në Mamush që iu është bërë bujqësisë është shembull, 120 sera janë ndarë këtë vit dhe 75 sera janë ndarë vetëm për Mamushën. Në arsim në tekste ende kemi probleme. Në gjithmonë do të mbështesim zhvillimin e Kosovës, por duhet që ta ruajmë identitetin tonë.  Në dy vitet e fundit Qeveria e Kosovë ka pasur një qasje për ngritjen e komuniteteve”, tha ai.

Të ngjashme