Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti në Londër kërkon reciprocitet me Serbinë

Kurti në Londër kërkon reciprocitet me Serbinë

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar […]

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.

Fascinating discussion during @EBRD’s #WesterBalkans Investment Summit: Prime Minister of @SerbianGov @anabrnabic argues that improving regional trade is key for security in region. Prime Minister @albinkurti of Kosovo agrees and asks for reciprocity/ recognition of the country! pic.twitter.com/5kVI7LH0rS

— Jurgen Rigterink (@JRigterink) February 24, 2020

Të ngjashme