Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti: Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci

Kurti: Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci

Në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën “X” se kjo ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike, raporton Ekonomia Online. Ai ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase […]

Në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën “X” se kjo ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase si pritjen që u ka bërë Kosova gazetrëve ukrainas dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake si ndihmë atje.

“Sot është përvjetori i  tretë i pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike. Në Kosovë, një vend që është përballur gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe rezistencën e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci” ka shkruar Kurti.

Today marks the third anniversary of Russia’s invasion of Ukraine—an event that has inflicted immense suffering on those bravely defending their country and has shaken Europe and the democratic world.

In Kosova, a country that has endured genocide, we deeply understand the pain…

— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2025

Të ngjashme