Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi. Para gazetarëve, Kurti theksoi se Kosova ka funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje ekonomike, si dhe vëmendje të pashkëputur.

Ai shtoi se Kosova duhet ta marrë statusin e kandidatin dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE

“Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e kandidatin dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE. Mu për këtë do të bëj thirrje sot dhe çdo ditë, kundrejt çdo lideri të BE-së, që të kërkojnë opinionin nga Komisioni Evropian për këtë çështje”, u shpreh Kurti.

Kurti nga atje ka bërë thirrje që të zbatohen edhe zotimet nga Samiti i Londrës më 2018 “sa i përket drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës dhe për zbardhjen e fatit të të zhdukurve”. 

“Jemi optimistë për të ardhmen sepse ne bashkëpunojmë dhe ne e mbajmë veten të angazhuar. Të angazhuar duke u mbështetur në vlerat e BE-së, duke i mbyllur derën Kremlinit dhe duke u fokusuar në punësimin e të rinjve dhe sundimin e ligjit”. 

Të ngjashme