Kurti nuk e komenton deklaratën e Osmanit për draftin e Asociacionit: Publikimi të bëhet nga ndërkombëtarët

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 11:52 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, nuk e ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi, raporton Ekonomia Online.

Madje tha se draftin mund ta bëjnë publik ndërkombëtarët ngase me ta është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun. Sipas tij, Serbia po vazhdon t’i shkel marrëveshjet dhe se nuk është e interesuar për normalizim. Për sulmin në Banjskë ai tha se duhet të ketë hetim të hollësishëm dhe sanksione ndaj Serbisë.

“Konsiderojmë që është e domosdoshme që 2 muaj pas sulmit terrorist dhe kriminal në Banjskë ku u vra rreshteri i policisë heroi i Kosovës Afrim Bunjaku është kohë e mjaftueshme që të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione për këtë akt agresioni mbi vendin tone që cenoj sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial dhe sigurinë tonë kombëtare nga pikëpamja jonë edhe sovraniteti edhe siguria edhe sundimi i ligjit janë çështje që paraqesin edhe vlera edhe interes dhe ne nuk bëjmë kompromis me to dhe në një situatë si ajo e Zveçanit ato janë tri gjëra që paraqesin praktikisht të njëjtën gjë duke mbrojtur ligjin ne mbrojmë edhe sovranitetin edhe garantojmë siguri është profesionalizimi i Policisë sonë është mençuria e ekzekutivit dhe është fati që kishim me 24 shtator që bëri që ne të kemi vetëm një policë të vrare dhe ta zmbrapsim këtë sulm duke vrarë tre terrorist duke arrestuar disa të tjerë dhe duke mos pasur dëmtim të civilëve a as Manastirit Ortodoks të shekullit XIV”.

“Mirëpo pas barrikadave tre javor në dhjetorin e vitit kaluar pas rrëmbimit të tre policëve në qershor të këtij viti pas plagosjes e dëmtimit të 93 ushtarëve të NATO-S dhjetëra policëve e gazetarëve nuk kemi nevojë edhe për një episod të radhës të dhunës ekstreme që vije nga fqinji ynë, dhe për të mos ndodhur kjo është e rëndësishme edhe konkluzionet e hetimeve të Bashkimit Evropian, KFOR, EULEX, ShBA në njërën anë por edhe sanksionet për Serbinë anën tjetër sepse masat dhe sanksionet e Serbisë ne nuk i duam që të ketë dënim me ndëshkim por para se gjithash mos të këtë përsëritje nuk mund ta tolerojmë as durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit si sulm terrorist e kriminal dhe për këtë duhet të veprohet tash e jo nesër”.

“Me këtë rast unë i bëj thirrje faktorëve Ndërkombëtar që ta shtrojmë çështjen me pyetjen kanë kaluar 2 muaj sepse pasnesër bëhen 9 muaj prejse në Bruksel jemi dakorduar për marrëveshjen bazike pra pasnesër të hënën bëhen 9 muaj dhe gjatë këtyre muajve Serbia i ka shkelur së paku 8 nga 11 nenet e marrëveshjes bazike dhe në këto kushtet ne konsiderojmë që aq më tepër nënshkrimi i saj është i domosdoshëm sepse nënshkrimi është aj që anulon shkeljet dhe garanton pranim dhe zbatim të qëndrueshëm”.

“Me 21 tetor erdhën 5 emisarët special ishte koha kur ne e morëm draft statutin dhe dhamë vërejtjet dhe kritikat tona me datë 24 tetor e që ishte 2 ditë para udhëtimit dhe takimit në Bruksel tash i përket ndërmjetësit që ta bëjë publik draftin dhe kjo është arsyeja që nuk mund unë ti publikoj as vërejtjet e kritikat, besoni që ka akterë të ndryshëm që presin unë të bëjë shkelje të procesit dhe procedurave dhe kjo do ta dëmtonte përfaqësimin e Kosovës, sa për mua të publikohet draft statuti e të hapët rruga edhe për vërejtjet dhe kritikat mirëpo me datën 26 tetor kemi shprehur gatishmërinë për të nënshkruar paketën jo njërin prej teksteve por edhe marrëveshjen bazike dhe pastaj draft statutin sepse na u tha se situata është urgjente për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe lufta në Lindje te Mesme”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme