Kurti pranon dhuratë nga ambasadori austriak një ditë para ditëlindjes

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Por Kurti thotë se e ka marrë një dhuratë të hershme për ditëlindjen e tij nga ambasadori amerikan.

“Do të doja ta falënderoja gjithashtu për dhuratën time të hershme të ditëlindjes, dhe për atë që do të më pëlqejë, një CD të operës Don Carlo të Verdit”, ka shkruar Kurti në Twitter, teksa ditëlindjen e feston më 24 mars.

E Weidinger ka shkruar edhe për projektet dypalëshe mes Kosovës dhe Austrisë.

Të ngjashme