Kurti: Prej sonte vendimet për masat ndaj Covid 19 i merr Ministria e Shëndetësisë

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se nga sonte vendimet në lidhje me masat preventive për përballje me pandeminë do të merren direkt nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komunat.

Kjo pasi, në sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria kishte kohë deri më 13 prill rishikojë procedurën e vendimit për “orën policore” në gjithë Kosovën – që ishte bërë pa vendim të Kuvendit të Kosovës.

Kurti, në një konferencë për medie të dielën në mbrëmje, ka theksuar se nga sot, vendimet do të merren direkt nga Ministria e Shëndetësisë bashkë me komunat.

“Ne jemi të përkushtuar të veprojmë para se të bëhet vonë, këto masa preventive na kanë kushtuar shumë. Gjykata nuk e ka kontestuar legjitimitetin e masave që kemi marrë por se ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga MSH. Prej sonte marrja e vendimeve do të bëhet nga MSH në konsultim me komunat dhe ministritë e linjës. Vendimet do të merren varësisht nga nevojat që përcaktohen edhe nga ISHKPK”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese iu ka lënë kohë për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra.

“Ne jemi të përkushtuar të veprojmë para se të bëhet vonë, këto masa preventive na kanë kushtuar shumë. E keni parasysh që vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra”, tha Kurti

Sipas tij, Gjykata nuk e ka kontestuar legjitimitetin e masave që kemi marrë por se ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga MSH.

“Prej sonte marrja e vendimeve do të bëhet nga MSH në konsultim me komunat dhe ministritë e linjës. Vendimet do të merren varësisht nga nevojat që përcaktohen edhe nga ISHKPK”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët për ta tejkaluar gjendjen jo të mirë ekonomike.

“Për shkak të rënies së të hyrave dhe shpenzime të paparashikuara, për shkak edhe të gjendjes së shëndetësisë që nuk është aspak e mirë. Po ashtu nëpër komuna, duke ditur gjendjen jo të mirë I ftoj bashkatdhetarët që të ndihmojnë Kosovën”, ka thënë tutje Kurti.

Ndërkaq Ministri Arben Vitia ka thënë se deri me tani është dëshmuar vetëdijen kolektive, mirëpo jo mjaftueshëm, për këtë do të vendosen masa më të rrepta.

“COVID-19, gjatë javës në vazhdim do të hyjë në fazën kulminante të saj. Së fundi ka pasur rritje të infektuarve. Dhe për këtë është vendosur për masa më rigoroze. Çdo lëshim i vogël mund të na kushtojë shumë, tani jemi në situatën që nuk duhet të neglizhojmë gjendjen me virusin. Kjo do të parandalonte tutje”, ka thënë ai.

Vitia ka theksuar se nga sonte pas mesnate do të hyjnë në fuqi masat e reja për komunat e vendit.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet, pasi nga kujdesi dhe bashkëpunimi juaj varen jetët tona”, tha Vitia.

Sa i përket Prizrenit, Vitia ka thënë se shihet se situata do del nga kontrolli, atëherë do të merren masat për futjen në karantinë.

Të ngjashme