Kurti pret në takim mysafir nga Kalifornia, Uashingtoni e Bullgaria, dikustojnë për kulturën e edukimin

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim mysafirë nga Kalifornia, Uashingtoni, Ishulli i Manit dhe Bullgaria, të cilat po vizitojnë Kosovën në kuadër të “Ethno Tour 2026” të Janet Reineck.

Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në rrejtin social Facebook, Kurti ka shkruar se me ta ka diskutuar për të drejtat e njeriut dhe kulturën, edukimin, shërbimet për të moshuarit, bujqësinë, ekonominë etj.

“Si përherë kur takohem me miken time të dashur Janet, edhe këtë herë biseduam për progresin në Kosovë si dhe mërgatën tonë të dashur, të cilët janë ambasadorët tanë masivë, duke ardhur gjithmonë në vendlindje dhe duke e promovuar atë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Pata kënaqësinë të mirëpres në kryeministri mysafire nga Kalifornia, Uashingtoni, Ishulli i Manit dhe Bullgaria, të cilat po vizitojnë Kosovën në kuadër të “Ethno Tour 2026” të Janet Reineck, që të gjitha profesioniste të fushave të ndryshme, si inxhinieria mjedisore, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit etj. Së bashku diskutuam për të drejtat e njeriut dhe kulturën, edukimin, shërbimet për të moshuarit, bujqësinë, ekonominë etj.

Si përherë kur takohem me miken time të dashur Janet, edhe këtë herë biseduam për progresin në Kosovë si dhe mërgatën tonë të dashur, të cilët janë ambasadorët tanë masivë, duke ardhur gjithmonë në vendlindje dhe duke e promovuar atë.

Marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve ka qenë e veçantë jo vetëm nga fundi i shekullit të kaluar dhe lufta çlirimtare por që nga ardhja e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara qysh në shekullin XIX. Kjo çoi në themelimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Boston, në vitin 1912. Që nga mbështetja e Presidentit Ëoodroë Ëilson deri te ndikimi i priftit dhe mendimtarit shqiptar në mërgim, Fan Noli, diaspora jonë ka luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e kësaj lidhjeje të çmuar.

Edhe një herë, mirë se vini në Kosovë.

Të ngjashme