Kurti pret në takim shefin e Këshillit Evropian

Prishtinë | 14 Maj 2025 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili po qëndron për vizitë në Ballkanin Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Takimi është i mbyllur për media, ndërsa pak minuta më herët Costa është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një konferencë të përbashkët, ai ka thënë se vendi i Kosovës është në BE dhe se, me një emisar të ri për dialogun Kosovë-Serbi, është koha për ta kapur mundësinë dhe për të ecur përpara.

Të ngjashme