Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti publikon në X listën e armatimit të kapur: S’ka dyshim, Serbia sponsor i terrorizmit brenda Kosovës

Kurti publikon në X listën e armatimit të kapur: S’ka dyshim, Serbia sponsor i terrorizmit brenda Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës. Kurti ka publikuar disa fotografi të armëve që i përkisnin grupit terrorist të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës. Kështu, Kurti thotë se kjo nuk lë vend për dyshime që Serbia e ka […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.

Kurti ka publikuar disa fotografi të armëve që i përkisnin grupit terrorist të cilat i konfiskoi Policia e Kosovës.

Kështu, Kurti thotë se kjo nuk lë vend për dyshime që Serbia e ka mbështetur këtë grup.

”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës. Operacioni antiterror i pas sulmit të djeshëm – nuk lini vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në platformën X (ish-Twitter).

Ai ka publikuar dhe një listë (në anglisht) të armatimit të kapur nga policia e Kosovës.

These military-grade arms & equipment—seized in @Kosovo_Police's anti-terror operation after yesterday's attack—leave no room for doubt: The perpetrators acted not alone but w/ state backing. Serbia must be held fully accountable for sponsoring terrorist violence on ?? territory. pic.twitter.com/hbFHiV1rMe

— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023

Të ngjashme