Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin

Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar këshilltarin politik të tij, Shkëlzen Gashi. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se, “sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi”. Kurti ka shtuar se disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar këshilltarin politik të tij, Shkëlzen Gashi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se, “sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi”.

Kurti ka shtuar se disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë.

“Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme