Rezoluta e propozuar për faljen e gjobave të pandemisë nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës pas kundërshtimit nga partia e Albin Kurtit. Por, në vitin 2015 kryeministri Kurti dhe deputetët e tij kishin votuar “PRO” ligjit për faljen e borxheve publike. Ky ligj ishte votuar më 22 korrik 2015, dhe dorën lart në pyetjen […]
Kurti s’i fali borxhet e pandemisë, më 2015 kishte votuar për

Rezoluta e propozuar për faljen e gjobave të pandemisë nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës pas kundërshtimit nga partia e Albin Kurtit.
Por, në vitin 2015 kryeministri Kurti dhe deputetët e tij kishin votuar “PRO” ligjit për faljen e borxheve publike.
Ky ligj ishte votuar më 22 korrik 2015, dhe dorën lart në pyetjen “kush është për?” e kishin ngritur Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Aida Dërguti.
Në atë kohë, Vetëvendosje avokonte më shumë për qytetarët e varfër të vendit që u varfëruan edhe më shumë nga masat ndaj pandemisë Covid-19.
Tash, logjik në pushtet duket se i ka ndryshuar krejtësisht mendjen kryeministrit.
“Nuk mbahet hsteti kështu, shteti mbahet me tatim.” – ka thënë ministri i tij i Financave me emrin Hekuran dhe mbiemrin Murati.













