Kurti takon Apostolovën, e falënderon për bashkëpunim

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Sot, në hapësirën e Muzeut të Kosovës, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, bashkë me deputeten dhe anëtaren e kryesisë, Fitore Pacolli, u takuan me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe me këshilltaren e saj, Blerta Bejtullahu, për t’u përshëndetur para mbarimit të misionit të Ambasadores në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi lamtumirës, Kurti dhe Apostolova e falënderuan njëri-tjetrin për komunikimin e rregullt dhe për bashkëpunimin e mirë që kishin për këto katër vite sa ishte në detyrë ajo. Gjithashtu, Kryetari i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në angazhimet e reja të saj, ndërsa Ambasadorja tha se do të vazhdojë t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Të dyja palët shprehën dëshirë për të mbetur në kontakt të vazhdueshëm dhe Kurti shprehu gatishmëri për bashkëpunim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shefit të ardhshëm të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Të ngjashme