Kurti takon ekonomistin Stiglitz, fitues i çmimit Nobel

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me ekonomistin Joseph E. Stiglitz, fitues i çmimit Nobel.

Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për progresin në Kosovë dhe ngjarjet e ndryshme gjeopolitike në mbarë botë.

Ai në një postim në platformën X ka thënë se takimi me Stiglitz, është një privilegj.

Kurti po qëndron në Greqi ku ka qenë pjesë panelit diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Ai në fjalimin e tij ka thënë se demokracia në Evropë po kërcënohet nga Rusia dhe Serbia.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti në Greqi do të ketë edhe takime bilaterale.

Të ngjashme