Kurti takon ministrin e Jashtëm grek, flasin për dialogun e rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Gjatë takimit, Kurti e Geraoetritis ndër të tjera folën edhe për përkushtimi e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Diskutova përkushtimin tonë për dialog, sigurinë dhe normalizimin e marrëdhënieve, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike, si dhe rritjen e bashkëpunimit tonë dypalësh ekonomik dhe tregtar”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, Kurti u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin folën për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Të ngjashme