Kurti takon presidentin e Fondacionit “Zoja e Këshillit të mirë”, flasin për bashkëpunim në disa fusha

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka takuar presidentin e Fondacionit “Zoja e Këshillit të mirë”, At Ruggero Valentini, i cili e viziton Kosovën për herë të parë.

Sipas njoftimit të ZKM-së, gjatë takimit u prezantua veprimtaria e gjatë e këtij fondacioni në Tiranë, të cilët kanë themeluar Universitetin dhe Spitalin me të njëjtin emër.

Gjatë vitit 1999, ky Fondacion ka strehuar dhe mbështetur 1000 refugjatë nga Kosova.

“U diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe arsimimit, shëndetësisë dhe kulturës. Në mes tjerash u theksua rëndësia e bashkëpunimit në ndërlidhjen e arsimit me sektorin e ekonomisë, me qëllim krijimin e kuadrove profesionale të përgatitura për kërkesat e tregut”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës së tij, At Ruggero Valentini ka zhvilluar takime edhe me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Të ngjashme