Kurti thotë se dialogu do të ketë kapitull të ri

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë prezencës së tij në një ekspozitë në Muzeun e Kosovës është pyetur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se negociatat kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe se dialogu që zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë do të ketë kapitull të ri, raporton Ekonomia Online.

“E kemi pasur një takim por sipas gjitha gjasave do ta kemi edhe një takim, së pari duhet të dakordohemi për agjendën në mënyrë që ta hapim temën për dialogun”, tha Kurti.

Ndërsa sa i përket liqenit të Ujmanit, Kurti tha se qëndrojnë prapa qëndrimeve të tyre, dhe se raporti do lexohet nga ekspertët e tij.

“Ne qëndrojmë prapa qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani ndërkaq raportin më i ri që ka dalur duhet ta lexojnë ekspertët tanë profesionistë, dhe nuk mendoj që duhet ti bëjmë tre hapa përnjëherë. Dialogu do të ketë kapitull të ri tri, hapa përnjëherë si bëjmë dot”, theksoi tutje ai.

Të ngjashme