Kurti thotë se Vuçiq refuzoi një ofertë bujare të tij për Asociacionin në Ohër

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti thotë se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar një ofertë të tij “gjeneroze” për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

Siç lë të kuptohet Kurti, oferta e tij është refuzuar nga Vuciq, para përmbylljes së marrëveshjes së Ohrit, të cilën presidenti serb nuk pranoi ta nënshkruajë.

“Pasi refuzoi të nënshkruajë Marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se ta refuzojë sërish nënshkrimin e Aneksit më 18 mars, Presidenti i Serbisë e ka refuzuar ofertën time bujare të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta draftoja dhe propozoja”, ka shkruar Kurti.

Në fund, Kurti ka bërë një pyetje ironike për qasjen refuzuese të Vuçiqit.

“A është ai Doktor “Jo”-ka, ose “Mr Nyet”?, Epo, ne e dimë që ai nuk është një doktor”, ka shkruar Kurti sot.

Termi “Mr Nyet” (ose Zotëri “JO”) është një referencë për ish-diplomatin sovjetik, Andrei Andreyevich Gromyko, pasi përdorimit të rregullt të vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Të ngjashme