Kurti u shërben bakllava punonjësve në ndërtesën e qeverisë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka shpërndarë bakllava të gjithë punonjësve në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për nder të festës së Fitër Bajramit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi në Qeverinë e Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me bakllava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë. Atyre iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Më 24 maj u festua Fitër Bajrami ndryshe edhe në Kosovë. Për shkak të pandemisë, xhamitë ishin të mbyllura dhe gjithashtu, nga institucionet u bë thirrje për shmangie të vizitave familjare.

Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i…

Gepostet von Perparim Kryeziu am Dienstag, 26. Mai 2020

Të ngjashme