Kurti u tregon ministrave për takimin “urgjent”, s’ndërron qëndrim për Borrellin: Në Bruksel veç për marrëveshje finale

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 10:49 | Nga Fitore Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka raportuar për takimin “urgjent” që e pati të hënën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se qëllimi i vetëm i këtyre takimeve duhet të jetë marrëveshja finale, ndërsa përsëriti se kryediplomati evropian, Josep Borrell “hoqi dorë” nga propozimi paraprak i BE-së.

Kryeministri tregoi se para fillimit të takimeve, ftesa e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë në fund të takimeve.

sipas tij, Borrelli i është përshtatur më shumë qëllimit të Serbisë për çështjen e targave ilegale.

Kurti tha se ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje atë ditë, ndërsa theksoi se ishte i fundit që e lëshoi objektin e BE-së.

“Ftesa e Borellit ishte e shoqëruar me një tekst  me 4 paragrafë. Teksti bënte thirrje të fillonin bisedimet për të arritur marrëveshje para marsit. Për t’i dhënë hapësirë bisedimeve u tha të pezullonim vendimin për targa nëse Serbia nuk do të jepte më targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe ishte e arritur e takimit. Tash pas takimit që patëm atje i cili zgjati 8 orë përfaqësuesi i BE fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit filloi të insistojë në pezullimin e gjobave për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda duke iu përshtatur Serbisë”.

“Liderët shtetëror thirren për marrëveshje finale. Nuk jam as polic as komandat që të merrem me çështje teknike ne jemi shtet dhe kanë shumë profesionist të zotë. Unë shkoj atje për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve. Autoret e BE e braktisën propozimin e tyre dhe takimi përfundoi. Vendimi ynë për targa nuk mund të jetë objekt negocimi, por është vendomini i Qeverisë”.

“Po i afrohemi numrit të 2 000 mijë qortimeve, por dy muaj pastaj gjobitje. Gjashtë muaj është negociuar për targa në Bruksel dhe në fund kanë qenë 8 opsione. Prej 8 opsioneve, nja tri kanë qenë të përshtatshme për ne po Serbia i ka refuzuar 8 opsione. Ne nuk kënaqemi teksa gjobisim por është detyrë. Shteti ynë ka kushtetutë e ligj. Sot në Bruksel ndodhet zv.kryeministri Besnik Bislimi mbase do të ketë takim që brenda 48 orëve të arrihet dakordimi”.

Të ngjashme