Kurti uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kurti ka ka uruar që ky muaj të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.

“Me fat muaji i Ramazanit!
Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.
Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi.

Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!
Agjërim të lehtë e të pranuar.
Paqja qoftë mbi ju!”, shkruan Kurti.

Të ngjashme