Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti viziton Parkun Industrial në Suharekë, zotohet se do të qëndrojë pranë bizneseve

Kurti viziton Parkun Industrial në Suharekë, zotohet se do të qëndrojë pranë bizneseve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës që i bëri Parkut Industrial në komunën e Suharekës, u njoh nga afër me punën që bën fabrika “Graniti”, e cila merret me prodhimin e stiroporit, raporton Ekonomia Online. Nga aty, Kurti tha se zotimi i tij është që të qëndrojnë afër bizneseve të tilla. “Ne shprehëm zotimin […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës që i bëri Parkut Industrial në komunën e Suharekës, u njoh nga afër me punën që bën fabrika “Graniti”, e cila merret me prodhimin e stiroporit, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Kurti tha se zotimi i tij është që të qëndrojnë afër bizneseve të tilla.

“Ne shprehëm zotimin tonë për të qëndruar pranë këtij biznesi i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e energjisë dhe kundërshtimit të humbjeve. Zotri Balaj i ka mbi më shumë se 100 punëtorë që asnjëri nuk e ka humb punën e as nuk iu ka vonuar pagat”, tha ai.

Ndërsa, pronari i fabrikës, “Graniti”, tha se ka 20 vite që merren me prodhimin e stiropollit.

“Ne jemi një ndërmarrje prodhuese, merremi që 20 viteve me këtë prodhimtari. Kemi pasur në muajin mars dhe prill, ndërsa në muajin maj ka filluar normalisht”, tha ai.

Të ngjashme