Kryeministri Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ku ai garon për kreun e kryetarit të këtij subjekti politik. Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot. “Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për […]
Kurti voton në zgjedhjet brenda LVV-së: Urime e gëzuar të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ku ai garon për kreun e kryetarit të këtij subjekti politik.
Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot.
“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”, tha shefi i qeverisë para gazetarëve.













