Kurti: Me VV në qeverisje, testin PISA do ta kalojmë me sukses

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 10:56 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatë i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti i shoqëruar me kryetarin e komunës së Prishtinë Shpend Ahmeti, dhe drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën Fillore dhe të Mesme të Ultë, “Qamil Batalli”, në Prishtinë.

Kurti ka përgëzuar të gjithë mësimdhënësit duke thënë se qeveri do të jenë pranë tyre.

“Ne si qeveri e Vetëvendosjes nesër do të jemi gjithmonë pranë jush dhe për çdo gjë që keni nevojë për secilën ide tuajën jemi të gatshëm e të interesuar të diskutojmë në mënyrë që këto rezultate kaq të mira të bëhen edhe më të mira dhe të vazhdojnë edhe më tej në kohë. Sfidat e Kosovës në edukim dhe arsimim janë tepër të mëdha, por një ndër konkluzionet e testit të PISA-s, është se aty ku ka disiplinë dhe rregull më shumë aty ka edhe arritshmëri më të lartë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se për ta është qenësore që kuadrot më të mira që dalin nga universiteti të mbesin brenda procesit mësimor.

“Për neve është qenësore që kuadrot më të mira që dalin nga universitetet tona të mbahen në sistemin arsimor, kuadrot më të mira duhet të kenë motivim nga shteti që të mbeten përbrenda procesit mësimor. Është për neve e rëndësishme që testin e ardhshëm të PISA-s ta kalojmë me sukses sepse kemi mësuar e jo se jemi përgatitur enkas për testin e PISA-s”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se testin e ardhshme të PISA do te kalojmë me sukses. Sipas tij, për një progres shoqëror është e mirë lidhja e arsimit me ekonomi.

Kurse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ka shumë telashe në arsim.

“Infrastruktura mbetet vetëm një pjesë, pjesa tjetër është që të punojmë bërë kohën në avancimin e mëtutjeshëm edhe të mësimdhënësve edhe të metodave dhe ne po r përmendim PISA-n si rezultate e si vlerësim, madje dëgjova që janë duke ushtruar për PISA, unë mendon se është qasje e gabuar nuk duhet me ushtrua sepse secilin njeri mund ta ushtron për një test por duhet me ushtrua që rezultatet në përgjithësi me i pas më të mira. Kemi telashe shumë nëse nuk investojmë në arsim tash ishalla se kemi të njëjtin diskutim pas 15 vite”, ka thënë ai.

Të ngjashme