Kusari-Lila: Deklarimet e opozitës janë të pavërteta, qëllim kanë manipulimin e opinionit

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka vazhduar me kritika të njëjta duke fajësuar qeveritë e kaluara për situatën që po ndodhet Kosova në aspektin energjetik, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, Kusari-Lila ka thënë se këtë situatë nuk e krijuan ata (mazhoranca), por sipas saj ata që kanë qeverisur për 20 vite.

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Abelard Tahirit, ajo ka thënë se në fjalën e tij ka shumë të pavërteta, teksa shton se propozimi i ZRRE-së nuk është final por që konsultat do të vazhdojnë deri më 28 janar të këtij viti.

“Debati i sotëm nga opozita filloi diskutimin të enjten, ku u propozua edhe mocion e rezolutë që nuk e mori miratimin. Seanca e sotme do të arsyetohej sikur të kishte zgjidhje konkrete, e se opozita nuk e ka seriozisht e kuptuam ditën e enjte. Që prej arsyetimit të opozitës ka të pavërteta me qëllim të manipulimit të opinionit. Sot nuk ka propozim për ngritje të çmimit për biznese janë propozime. Të gjithë duhet të brengosemi për situatën që nuk e krijuam ne. Nuk është punuar në ngritjen e masave efecientë. Në vitin 2017 janë hequr blllok tarifat dhe është rritur konsumi i energjisë. Ka pasur rritje të kaldajave. Aktualisht kemi për 4 vjet mbi 40 mijë kaldaja. Është përgjegjësi e vendimmarrjes së vitit 2017”, ka thënë ajo.

LEXO edhe:

Të ngjashme