Kusari Lila: Legjislatura jonë ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 13:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lilia, ka thënë se legjislatura e tyre  ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. 

Ajo këto deklarime i bëri në një konferencë për media me rastin e tre vjetorit të kësaj  legjislature, ku tha se nga marsi i viti 2021 deri në marsin të 2024, Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se karakteristik e veçante e legjislaturës së tetë është që për here të parë është llogaridhënie nga përfaqësuesit e përzgjedhur.

“Në legjislaturën e tete në periudhën kohore prej marsit 2021 deri në marsin 2024 Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare. Sa i përket legjislaturave të mëparshme, tashmë pa dyshim kjo legjislaturë ka shënuar suksesin më të madh nga gjitha legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës përkundrejt sfidave me të cilat jemi ballafaquar. Nga gjitha seancat që i ka mbajtur Kuvendi për këto tri vite janë 151 seanca. Karakteristik e veçante që ndodh për here të parë është llogaridhënie nga përfaqësuesit e përzgjedhur”, ka thënë ajo 

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, duke përmendur ligjet që janë miratuar nga Kuvendi, ka thënë se gjatë këtyre tre viteve GP i VV-së ka shtyrë përpara pa dhe ka mbështetur programin politik të qeverisë se Kosovës përmes miratimit të ligjeve të propozuar nga qeveria.

Ai ka thënë se edhe për këtë vit janë 108 projektligje të propozuara nga qeveria që do të trajtohen nga Kuvendi.

“Gjatë këtyre tre viteve GP ka shtyrë përpara pa dyshim dhe mbështetur programin politik të qeverisë se Kosovës përmes miratimit të ligjeve të propozuar nga qeveria. Natyrisht jemi në fund të vitit të tret e në fillim të viti të katërt dhe të fundit të qeverisej dhe gjatë kësaj periudhe do të vazhdojmë me përkushtim dhe vendosmëri në realizimin e zotimeve tona elektorale e programore. Edhe në programin legjislativ të propozuar nga qeveri për këtë vit janë edhe 108 që do të trajtohen nga Kuvendi”, ka thënë ai.

Të ngjashme