Kusari Lila: Nuk e konsiderojmë që ka nevojë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 13:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lilia, ka thënë se nuk e konsiderojnë që ka hapësirë e nevojë qoftë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë apo të legjislaturës së 8 të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se opozita që nga fillim është duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet pa pasur alternativa. Ajo tha se thirrjet e opozitës për zgjedhje janë më shumë për konsum publik.

Ajo me këtë rast ka përmendur edhe dy format se si mundtë shkohet në zgjedhje të reja, por që sipas saj, ata  nuk janë duke e ndjerë seriozitetin e opozitës që të shkojnë në zgjedhje. 

“Nuk e konsiderojmë që ka hapësirë ose ka nevojë qoftë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë apo të legjislaturës së 8 të Kuvendit. Kemi opozitën që prej fillimit ka kërkuar zgjedhje të reja, në mungesë të çfarëdo alternative për reflektim të vetin të brendshëm në raport me rezultatin zgjedhor për të cilin ata duhet të bëjnë pyetje përbrenda dhe jo në Kuvend, apo të kërkojnë shkuarjen në zgjedhje. Janë dy mënyra forma për të shkuar në zgjedhje, njëra me mocion mosbesimi që ata që e dorëzojnë duhet t’i kenë votat. Forma tjetër është shpërbërja e Kuvendit, proces që vjen nga një dialog i brendshëm që nuk po e ndjejmë në aspektin e seriozitetit nga opozita. Sepse nëse vërtetë e kanë seriozisht shkuarjen në zgjedhje do duhet të kishin konsistencë mes deklarimeve të tyre. Janë tri grupe parlamentare me tri deklarime të ndryshme për zgjedhjet. Një nismë të GP të AAK për mocion mosbesimi, një kërkesë të PDK-së për kryeministrin që të sjell nënshkrime për shpërndarje të Kuvendit dhe një refuzim nga rruga e re me metoda të vjetra të LDK-së që ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit po nuk do t’i japin nënshkrimet për këtë çështje. Le që nuk kanë vota por as konsensus, duket se bëhet vetëm për konsum publik”, ka thënë ajo.

Të ngjashme