Ekonomia Online
FUNDIT

Kush e “manipuloi” fotografinë nga takimi Kurti-Tanin?

Kush e “manipuloi” fotografinë nga takimi Kurti-Tanin?

Shefi i UNMIK, Zahir Tanin, ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar me Kryeministrin Albin Kurti. Për këtë takim është njoftuar nga dy zyrat përkatëse ku dhe është dërguar një fotografi nga pozicioni i njëjtë. Në atë që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit të dy protagonistët shihen në këmbë e në mes tyre në […]

Shefi i UNMIK, Zahir Tanin, ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar me Kryeministrin Albin Kurti.

Për këtë takim është njoftuar nga dy zyrat përkatëse ku dhe është dërguar një fotografi nga pozicioni i njëjtë.

Në atë që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit të dy protagonistët shihen në këmbë e në mes tyre në një tavolinë shihet edhe Flamuri i Kosovës.

Por në atë të dërguar nga Zyra e Tanin, fotografia është dërguar në format horizontal, e rrjedhimisht është prerë pjesa ku shihet flamuri shtetëror.

Të ngjashme