Kush është gruaja që u vra nga të shtënat me armë në Tiranë?

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Mimoza Paja u qëllua për vdekje këtë mbrëmje në zonën e Don Boskos në Tiranë, gjatë orarit të punës si banakiere në një lokal.

Gruaja ka qenë duke shërbyer, kur dy autorë dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Shënjestra dyshohet se ka qenë xhaxhai i pronarit të lokalit, Fatjon Muratit, i dënuar për municione dhe armëmbajtje pa leje.

Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, ndërsa një fëmijë është lënduar nga ciflat e xhamit.

Të ngjashme