Ekonomia Online
FUNDIT

Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

Gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë. Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër. “Gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën e Listës Serbe. Për […]

Gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

“Gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën e Listës Serbe. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni publik”, tha Dula për RTV21.

Më 30 shtator përfundon masa e përkohshme e Gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve dhe çdo procedurë për formimin e qeverisë së re.

Të ngjashme