Kuvendi i Drenasit lë në fuqi vendimin për mbylljen e tri shkollave

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Më iniciativën e grupeve opozitare në Drenas ishte thirrur sot seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje më shfuqizimin e vendimit, me të cilin ishin mbyllur shkollat në Abri, Gjergjicë dhe Godanc. Sipas këshilltarit nga radhët e IQD-së (Inisiativa Qytetare e Drenasit), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ndihmuar edhe nga përfaqësuesi i LDK-së votuan kundër vendimit për rihapjen e shkollave dhe përkrahen vendimin e DKA-së në Drenas dhe kryetarit të Drenasit, Lladrovci.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme kishte vetëm një pikë të rendit të ditës “Propozim – vendim për shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit me nr. 400-52354 të datës 31.08.2018”. Por, sipas këshilltarit nga radhët e IQD-së, Petrit Gashi, fjala iu dha vetëm grupit të PDK-së që t’iu bëjë thirrje asamblistëve të tij që mos ta votojnë këtë rend dite. Kështu seanca u mbyll, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për mbylljen e këtyre tri shkollave, përkundër ankesave të qytetarëve.

Këshilltari i IQD-së paralajmëroi ankesë në MAPL-së për shkeljen të procedurave nga kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme