Ekonomia Online
FUNDIT

Kuvendi miraton Projektligjin për gjykatat

Kuvendi miraton Projektligjin për gjykatat

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për gjykatat në shqyrtim të dytë me amandamentet e propozuara. Albulena Haxhiu, në emër të Komisionit funksional, tha se amendamentet që e kanë përkrahjen e komisionit funksional të votohen bashkë, ndërsa të tjerat veç e veç, raporton Ekonomia Online. “Duhet të adresohen disa çështje. Ky projektligj përmba 55 amendamente […]

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për gjykatat në shqyrtim të dytë me amandamentet e propozuara.

Albulena Haxhiu, në emër të Komisionit funksional, tha se amendamentet që e kanë përkrahjen e komisionit funksional të votohen bashkë, ndërsa të tjerat veç e veç, raporton Ekonomia Online.

“Duhet të adresohen disa çështje. Ky projektligj përmba 55 amendamente dhe disa nuk e kanë mbështetjen e komisionit. Sigurisht që duhet të diskutohen”.

Kuvendi vijoi me miratimin e amendamenteve.

Pas këtij procesi, në votim u hodh projektligji në tërësi, i cili u miratua me shumicë votash nga deputetët.

Të ngjashme