Me 62 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, raporton Ekonomia Online.
Propozimet e deputetit të LDK-së Lutfi Zharkut ishin:
1. Të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim i ministrisë së infrastrukturës;
2. Të hyjë në fuqi një udhëzim administrativ i ri në bashkëpunim me direktivat e BE-ja dhe MSA-ja dhe
3. Deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe nën 4 urgjent të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet.