Kuvendi votoi Komisionin për verifikimin e mandateve të deputetëve

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 15:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës ishte formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Jahja Koka, kryesues i kësaj seance si deputeti më i vjetër, ka ftuar partitë politike që të propozojnë nga një anëtar për komisionin verifikues.

“Partitë politike në Kuvend kanë të drejtë të caktojnë një deputet për komisionin e mandateve në këtë legjislaturë.

LVV ka caktuar Albulena Haxhiun si përfaqësuese në komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandateve.

LDK e propozoi Armend Zemaj si anëtar.

PDK – Ganimete Musliun për anëtare në këtë komision.

AAK e propozoi Rasim Selmanaj.

Sllavko Simic është propozuar nga Lista serbe.

Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate.

Edhe partitë të tjera minoritare caktuan përfaqësuesit e tyre për këtë Komision.

Në fund deputetët miratuan me 101 vota dhe asnjë kundër këtë pikë të rendit të ditës.

Të ngjashme